Politike

Bardhi mbron Sali Berishën, kapet me Felajn: Shkakton situata tensioni, jepja radhën zotërisë

Nga vendi, ai ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Ermonela Felajt që t'i japë fjalën Berishës, pasi me të njëjtin precendentë kishin operuar edhe javën e kaluar. 

14 Korrik 2022, 14:27 Nga k.m.
Bardhi mbron Sali Berishën, kapet me Felajn: Shkakton situata tensioni,
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në mbrojtje të Sali Berishës, teksa ai kërkonte që të merrte fjalën nga Foltorja e Kuvendit. Nga vendi, ai ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Ermonela Felajt që t'i japë fjalën Berishës, pasi me të njëjtin precendentë kishin operuar edhe javën e kaluar. 

PJESË NGA DISKUTIMET: 

Bardhi: Sa herë drejtoni ju seancën shkaktoni probleme dhe situata të panevojshme tensioni. Një javë më parë Luciano Boçi ndryshoi radhën me Berishën. Tani kolegia Hoti nuk i ka dhënë kohën, por i ka dhënë radhën. Ç'nevoje ka të krijojë situata të panevojshme?

Felaj: Rregulloja është ajo që është. Lojrat që bëni me njëri-tjetrin nuk ia ngarkoni dot drejtuesës.

gazment bardhi seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll