Politike

Protesta e avokatëve, Manja: Harta e re Gjyqësore është mekanizmi i duhur, do u japë zgjidhje problematikave në sistem

Manja u shpreh se harta e re Gjyqësore është mekanizmi I duhur që do ti japë zgjidhje shumë problematikave në radhët e sistemit gjyqësor.

14 Korrik 2022, 14:04 Nga e.k
Protesta e avokatëve, Manja: Harta e re Gjyqësore është
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri I Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës në Kuvend reagoi dhe për protestën e avokatëve të mbajtur sot para Këshillit të Lartë Gjyqësor. Manja u shpreh se harta e re Gjyqësore është mekanizmi I duhur që do tu japë zgjidhje shumë problematikave në radhët e sistemit gjyqësor.

Ulsi Manja: “Jo të gjitha palët do të kënaqen nga harta gjyqësore, por është mekanizmi I duhur e do I japë zgjidhje shumë problematikave. Edhe KLGj duhet të nisë punën me procesin etikoprofesional të gjyqtarëve, duket se I është lënë vettingut por është detyre e tyre. Për KLGJ mbetet detyrë parësore, finalizmi i sistemit të integruar të menaxhimit të cështjeve në gjykata. Në mbyllje, Ministria e Drejtësisë, me reformën e re ka në fushën e përgjegjësisë vetëm politikat dhe ka një monitorim në drejtim të mbështetjes së organeve në buxhet dhe logjistikë. Kemi një bashkëpunim korrekt dhe ligjor me të gjithë drejtuesit e organeve të sistemit të drejtësisë. Shqipëria për shkak edhe të tërmetit, pandemisë apo luftës e kemi bërë të qartë se mbështetja e qeverisë për reformën në drejtësi, nuk do të cënohet në asnjë rast. Harta e re gjyqësore do të ketë një vlerësim të nevojave jo vetëm në logjistikë, infrastrukturë e burime njerëzore. Inkurajoj me të njëjtin ritëm të vijojmë edhe për 2022 për realizimin e objektivave në luftën kundër kriminalitetit”.

Sondazh

Poll