Aktualitet

Tatimet me dorë të hekurt, gjobisin Rognerin në Tiranë/ Braçe: Tek të mëdhenjtë së pari!

2 Gusht 2019, 07:12 Nga DOSJA
Tatimet me dorë të hekurt, gjobisin Rognerin në Tiranë/

Tiranë- Pas mbylljes së Taivanit edhe hotel  ‘Rogner’ në kryeqytet është gjobitur nga tatimoret. Mësohet se është konstatuar shkelje ligji në këtë biznes dhe është gjobitur me 150.000 lekë pasi nuk lëshoi kupon tatimor për një nga klientët e tij.

Erion Braçe, zv/kryeministri deklaron se aksioni kundër informalitetit do të zhvillohet së pari tek bizneset e mëdha.

Reagimi i Braçes:

“Kupon e faturë

për çdo shitje kudo!

Tek të mëdhenjtë së pari!

Ligjshmëria në çdo transaksion është detyrim!

Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq! Asgjë!

Të zbatohet ligji dhe për çdo transaksion të ketë një kupton tatimor apo një faturë tatimore!

Përpjekja e përditshme për ligjshmëri po shkon lart, tek të mëdhenjtë dhe atje do të rrijë!

Çdo ditë! Pa u kthyer pas nga emrat, xhiroja e madhe, miku apo klienti!

Dua t’i falenderoj inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në zbatimin e ligjit! Tani ligjshmëri tek të gjithë!”.

Ditën e sotme Tatimet i vënë kyçin Taivanit në Tiranë. Erion Braçe ka deklaruar se pronarit Besnik Sulës i mbyllur restoranti, kafeneja dhe kazinoja. Ky vendim është marrë për mungesë të kuponit tatimor nga ana e biznesit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni kunder informalitetit erion brace gjobitet rogner mbyllet taivani aksioni kunder informalitetit erion brace gjobitet rogner mbyllet taivani

Sondazh

Poll