Politike

Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës. Shkak, pagesa e taksave

Ishte zyrtari që denoncoi në komisariatin e Divjakës se u ofendua dhe u godit me grushte nga nipi i deputetit të Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, 32-vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë.

14 Korrik 2022, 12:40 Nga k.m.
Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës.
Fredi Kokoneshi

DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është përfshirë në një konflikt të dhunshëm me nipin e deputetit socialist Paulin Stërkaj. Ishte zyrtari që denoncoi në komisariatin e Divjakës se u ofendua dhe u godit me grushte nga nipi i deputetit të Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, 32-vjeçari Dritan Stërkaj, administrator i një resorti në Divjakë. Në denoncimin e tij, Fredi Kokoneshi pretendoi  është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit. 

"Një i ri më goditi me grusht në fytyrë për shkak të detyrës,"-mësohet se është shprehur Kokoneshi në denoncimin e tij.

Nipi i deputetit të PS godet me grushte kryebashkiakun e Divjakës.
Pamje nga resorti

Kokoneshi nuk ka zbardhur detaje rreth motiveve të konfliktit që pati me 32-vjeçarin, i cili është administratori i "Divjaka Resort", ndërsa dyshohet se shkak për sherrin ishte pagesa e taksave ndaj Bashkisë që resorti ka detyrim të paguajë. Por për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Ngjarja është raportuar në Polici dhe Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Po ashtu, autori nuk është ndaluar ende nga policia.

 

fredi kokoneshi dhunohet fredi kokoneshi dritan kokoneshi

Sondazh

Poll