Politike

Meta pret ambasadorin e ri të Turqisë: Do punojmë për fuqizimin e mëtejshëm të marëdhënieve

Meta dhe ambasadori Atasy u shprehen se fuqizimi I marëdhënieve mes dy vendeve ne zhvillimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal do të vazhdojnë si dhe I uroj suksese për detyren ambasadorit.

14 Korrik 2022, 12:53 Nga e.k
Meta pret ambasadorin e ri të Turqisë: Do punojmë për
Ilir Meta dhe Tayyar Kağan Atay

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në Presidentë ambasadorin e ri të Turqisë Tayyar Kağan Atay të akredituar në vendin tonë i cili i paraqiti Kreut të Shtetit letrat kredenciale të marrjes së detyres.

Meta dhe ambasadori Atasy u shprehen se fuqizimi i marëdhënieve mes dy vendeve ne zhvillimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal do të vazhdojnë si dhe i uroj suksese për detyren ambasadorit.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS: 

Ambasadori i Turqisë, Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

14 korrik 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

 Presidenti Meta i uroi Ambasadorit Atay suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona dhe forcimin e partneritetit strategjik në interes të sigurisë e stabilitetit afatgjatë rajonal.

 Kreu i Shteti vlerësoi nivelin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve e njëkohësisht kërkoi shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dypalëshe që bashkëpunimi të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve të dy vendeve.

 Kreu i Shteti Meta i shprehu mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e Turqisë në përballjen e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019 ashtu edhe përgjatë pandemisë së Covid-19.

Meta pret ambasadorin e ri të Turqisë: Do punojmë për

ilir meta

Sondazh

Poll