Aktualitet

U arrestua dhëndri i tij? Kreu i bashkisë Pogradec: Nuk është e vërtetë, e kam me pushime në Turqi

14 Korrik 2022, 12:22 Nga k.m.
U arrestua dhëndri i tij? Kreu i bashkisë Pogradec: Nuk
Ilir Xhakolli

POGRADEC- Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka deklaruar se lajmi në mediat maqedonase për arrestimin e dhëndrit të tij, si pronar i një laboratori të drogës, nuk është i vërtetë. Sipas tij, dhëndri është me pushime në Turqi, e nuk është në pranga. 

“Dhëndri im nuk është arrestuar, është me pushime në Turqi”, tha ai.

Edhe pse nuk e kanë përmendur me emër, sipas "Alsat.mk", pronari i një fabrike kanabisi është dhëndri i kryebashkiakut socialist të Pogradecit, Ilir Xhakolli. Autoritetet bëjnë me dije se janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale marijuanë, 100 litra vaj kanabisi, si dhe 600 kg kanabis i tharë.

ilir xhakolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2022, 11:59 k.m.

Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...