Aktualitet

Harta e re Gjyqësore, nis protesta e avokatëve para KLGJ-së, Haxhia: Nëse nuk ka reagim do e çojmë në Kushtetuese

Dje u thirr dhe një seancë dëgjimore në Komision Parlamentar të Ligjeve kju e pranishme ishte dhe kryetarja e KLGJ-se, Naureda Llagami e cila u shpreh se nuk dio të bëhen ndryshmie madje iu përgjigj dhe akuzave se kjo hartë është propozuar dhe ndryshuar nga qeveria duke thënë se ky është një fryt i punës së grupit të eksperteve dhe KLGJ-së

14 Korrik 2022, 10:58 Nga e.k
Harta e re Gjyqësore, nis protesta e avokatëve para KLGJ-së,
Avokatët janë mbledhur para KLGJ

TIRANË- Avokatët u mblodhën gjatë ditës së sotme në një protestë të paralajmëruar më parë prej tyre para Këshillit të Lartë Gjyqësor pasi ata kundërshtojnë harten e re Gjyqësore. Ata prej javësh kanë bojkotuar seancat Gjyqësore në shenjë proteste. Gjatë fjalës së tij para mediave kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Hxhia u shpreh se nëse qeveria nuk reflekton ata do e çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. I pyetur në lidhje me 'vijat e kuqe' të shkelura ai u shpreh se nuk po vendosin vija të kuqe por drejtësia duhet të jetë efektive dhe e aksesueshme për qytetarët.

Maks Haxhia: “Do të prezantojmë në mënyrë finale qëndrimin tonë në lidhje me Hartën e re Gjyqësore. Nuk ndihemi aspak të humbur që s’u morën parasysh problematikat. Ia bëmë të qartë të gjithë publikut që kjo hartë gjyqësore do të jetë në kosto të shërbimit dhe kohës së tyre të vyer. Një thirrje e fundit për KLGJ dhe qeverinë për ta riparë edhe një herë. I sigurojmë që kjo hartë do të krijojë problematika më të mëdha. Nuk vendosim vija të kuqe, kemi paraqitur argumentet tona, Drejtësia të jetë efektive dhe e realizueshme…Kemi propozuar shumë variante, më se të realizueshme dhe rezultatet janë bindëse. Kushtetuesja është hapi i fundit. Nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë".

Dje u thirr dhe një seancë dëgjimore në Komision Parlamentar të Ligjeve ku e pranishme ishte dhe kryetarja e KLGJ-se, Naureda Llagami e cila u shpreh se nuk dio të bëhen ndryshme duke iu përgjigjur dhe akuzave se kjo hartë është propozuar dhe ndryshuar nga qeveria duke thënë se ky është një fryt i punës së grupit të eksperteve dhe KLGJ-së. Avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Pavarësisht kundërshtisë së avokatëve kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore maks haxhia

Sondazh

Poll