Aktualitet

Shpërndante kokainë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë, pas arrestimit të D.S është sekuestruar kokaina që posedonte i riu dhe u zbulua se ai siguronte lëndën narkotike vetë dhe e ndante në doza ku më pas e shiste.

14 Korrik 2022, 09:48 Nga d.a.
Shpërndante kokainë, arrestohet në flagrancë
Droge

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar pasi siguronte dhe shiste lëndë narkotike të llojit kokainë në rrugën 'Prokop Mima'.

Sipas njoftimit të policisë, pas arrestimit të D.S është sekuestruar kokaina që posedonte i riu dhe u zbulua se ai siguronte lëndën narkotike vetë dhe e ndante në doza ku më pas e shiste.

Ndërkohë që një rast tjetër i trafikut të lëndëve narkotike është goditur në kryeqytet ku në pranga është vënë një 22-vjeçar dhe është proceduar penalisht një 23 dhe 40-vjeçar.

Tiranë/Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, vihet në pranga 1 shtetas.

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 1 shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Në rrugën "Prokop Mima", shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi D. S., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në rrugën "Prokop Mima".

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. B., 23 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe R. Z., 40 vjeç, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit R. Z., të cilin ky shtetas e kishte përshtatur për përdorim droge, nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. N. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit S. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes arrestohet 22 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll