Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, pushesit e frikësuar nisin të largohen, tymi mbulon Dhërmiun

Për momentin flakët janë të përhapura vetëm në kodër dhe nuk kanë zbritur në Llogara apo në fshatin e Dhërmiut por që nëse nuk vihen nën kontroll rrezikohet një gjë e tillë.

14 Korrik 2022, 08:45 Nga d.a.
Zjarri në Malin e Çikës, pushesit e frikësuar nisin
Zjarri ne Dhermi

VLORË- Prej tre ditësh zjarri në Malin e Çikës vijon të mbetet aktiv dhe shuarja e tij është pothuajse e pamundur për shkak të terrent të vështirë.

Për momentin flakët janë të përhapura vetëm në kodër dhe nuk kanë zbritur në Llogara apo në fshatin e Dhërmiut por që nëse nuk vihen nën kontroll rrezikohet një gjë e tillë.

Edhe pse nuk i është afruar banesave zjarri ka krijuar panik dhe shqetësime te turistët të cilët kanë nisur që të largohen nga zona, kjo pasi ajri ka filluar të rëndohet për shkak të tymit të lëshuar.

 

zjarri ne dhermi

Sondazh

Poll