Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi pasi tentoi të arratisej në Itali

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti për grup kriminal, grabitje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, si dhe sulm ndaj grave shkruajnë mediat greke.

14 Korrik 2022, 09:41 Nga e.k
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet shqiptari i rrezikshëm
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar i rrezikshëm është arrestuar në Greqi, në tentativë për të ikur në Itali. Shqiptari është ndaluar në Portin e Patrës, teksa ka qenë duke tentuar të futej me mjet në traget. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti për grup kriminal, grabitje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, si dhe sulm ndaj grave shkruajnë mediat greke.

Ngjarjet për të cilat akuzohen shqiptari, kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Peloponezit, në Kalamat, Githio dhe Sparti.

greqi

Sondazh

Poll