Aktualitet

VIDEO/ Aktivistët protestë para Kuvendit për Butrintin, përplasen me Policinë

Ata kanë dalë me pankartat e tyre para hyrjes së kuvendit ndërkohë që kanë hasur në kundërshtimin e forcave të policisë që gjendeshin aty pranë me arystimin se po bllokonin rrugën.

14 Korrik 2022, 09:58 Nga d.a.
VIDEO/ Aktivistët protestë para Kuvendit për Butrintin,
Shoqeria civile proteste

TIRANË- Aktivistët e Shoqërisë Civile janë mbledhur para kuvendit në një protestë për të kundërshtuar dhënien me koncesion të parkut Kombëtar të Butrintit. Ata kanë dalë me pankartat e tyre para hyrjes së kuvendit ndërkohë që kanë hasur në kundërshtimin e forcave të policisë që gjendeshin aty pranë me arystimin se po bllokonin rrugën.

Prania e tyre vjen pak minuta para fillimit të seancës së sotme ku dhe ka vijuar ardhja e deputetëve, prania e të cilëve është shoqëruar nga thirrjet: Turp. Turp, duart larg Butrintit.

Në seancën plenare të sotme, rendi i ditës pritet të jetë miratimi i marrëveshjes për dhënien me koncesion të parkut të Butrintit. Më herët në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, deputetët e PS janë shprehur se nuk i merrnin për bazë pretendimet e aktivistëve të shoqërisë civile.

shoqeria civile proteston parku i butrintit

Sondazh

Poll