Aktualitet

Theu bojkotin! Kërkohet heqja e licensës për avokaten Eni Çobani

Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjese janë edhe avokatet e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore ne Gjykaten e Permetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit te Disiplines te Dhomës Kombëtare te Avokatise ne Tiranë një ankesë.

13 Korrik 2022, 22:19 Nga F.M
Theu bojkotin! Kërkohet heqja e licensës për avokaten Eni
Eni Çobani

TIRANË- Avokatja Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Çobani është parë sot të marrë pjesë në një seancë gjyqësore ne Gjykatën e Faktit ne Përmet, kur prej një muaji të gjithë avokatët kanë bojkotuar çdo seancë si kundërshtim ndaj hartës se re gjyqësore në vend.

Për këtë arsye Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjese janë edhe avokatet e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore ne Gjykaten e Permetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit te Disiplines te Dhomës Kombëtare te Avokatise ne Tiranë një ankesë. Përmes ankesës kërkohet që të merret masë ndaj Çobanit dhe që avokates t’i hiqet licensa.

Theu bojkotin! Kërkohet heqja e licensës për avokaten Eni
Shkresa

Një tjetër avokati iu hoq sot licensa për të njëjtën arsye. Bëhet fjalë për Nexhip Dautin. Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Nesër në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve para Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore.

eni cobani harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll