Aktualitet

Shqipëria në pushtetin e flakëve! Meta: Shtoni fondet, po shkatërrohen pasuritë publike

Kreu i Shtetit u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë.

13 Korrik 2022, 22:05 Nga F.M
Shqipëria në pushtetin e flakëve! Meta: Shtoni fondet, po
Zjarri në Dhërmi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të shtojë fondet për mbrojtjen nga zjarret, kur për të tretën ditë flakët po përpijnë malin e Çikës dhe po rrezikojnë Dhërmiun e Palasën. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se qeveria pol ë në mëshirë të fatit pasuritë publike dhe nuk shton asnjë cent për mbrojtjen e tyre. Kreu i Shtetit u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë.

Postimi i plotë:

TË NDËRPRITEN URGJENTISHT PAGESAT FIKTIVE PËR INCENERATORËT DHE TË SHTOHET FONDI PËR MBROJTJEN NGA ZJARRET! Për tre ditë me rradhë vatrat e zjarrit në Malin e Çikës në Vlorë po shkatërrojnë hektarë pyje, pasuri publike. Siç dëshmon dhe kjo foto e fundit, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt fshatit turistik të Dhërmiut, të tejmbushur me turistë, duke kërcënuar gjithashtu Kondraqin dhe Borshin. Për fat të keq, Qeveria që paguan çdo ditë mijëra euro për mafien e inceneratorëve, vijon të mos shpenzojë as 1 cent për të shtuar fondin për mbrojtjen nga zjarret.
Lënia në mëshirë të fatit të pasurisë natyrore dhe moskokëçarja përballë kërcënimit serioz të shëndetit, jetës dhe pronës së qytetarëve është tronditëse! I bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse qendrore dhe vendore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile të ngrihen në këmbë, të marrin në dorë situatën dhe të reagojnë me urgjencë! E konsideroj kriminale mosnxjerrjen e mësimeve nga e kaluara dhe mosveprimin në kohë në lidhje me zjarret!

Shqipëria në pushtetin e flakëve! Meta: Shtoni fondet, po
Postimi i Metës

Zjarri në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej tre ditësh. Pasditen e sotme, tymi është përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun dhe pushuesit kanë nisur të largohen. Zjarrfikësit e Himarës janë në zonën e fshatit Dhërmi ku po luftojnë flakët, ndërsa punonjësit e ADZM janë përqendruar në fshatin e Palasës. FA nuk ka ndërhyrë, ndërsa nga ajri nuk duket se helikopterët do të dalin në qiell për shuarjen e zjarreve. Zjarre të tjera active dhe mjaft problematike janë në Pyllin e Sodës, Fushë Krujë e Memaliaj.

ilir meta zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll