Aktualitet

Tjetër lëkundje në vend, pas Librazhdit ‘shkundet’ Laçi, banorët në panik

Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda dhe është ndjerë nga qytetarët.

13 Korrik 2022, 21:36 Nga F.M
Tjetër lëkundje në vend, pas Librazhdit ‘shkundet’
Foto Ilustruese

TIRANË- Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin pas atij që u regjistrua në Elbasan. Këtë herë, epiqendra ka qenë Laçi. Sipas EMSC, magnituda ka qenë 3.2 gradë e shkallës rihter.

Lëkundjet kanë zgjatur pak sekonda dhe është ndjerë nga qytetarët. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo në njerëz.

Tërmeti i parë ishte me epiqendër në Librazhd, me magnitudë 3.7 gradë të shkallës rihter. Kjo lëkundje u ndje në Tiranë dhe Elbasan.

termet ne shqiperi

Sondazh

Poll