Aktualitet

"S'donim të dështonim"/ Dumani mori përsipër vrasjen e Gjyriqit, krimin e kreu një tjetër. Lidhja me Dizdarin

Henrik Hoxhaj ka deklaruar, tashmë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, se Dumani ka dijeni për këtë vrasje. Dhe se ky i fundit sipas Henrik Hoxhaj, kishte marrë porosi për ta vrarë Gjyriqin. Por duke mos njohur terrenin, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, ishin tërhequr nga ekzekutimi. Ndërkohë që këtë vrasje e mori përsipër një grup tjetër. Që mbetet ende për tu zbuluar se kush ishin…

13 Korrik 2022, 20:43 Nga F.M
"S'donim të dështonim"/ Dumani mori përsipër
Nuredin Dumani

TROPOJË- Vrasja e Guxim Gjyriqit, njihej në zonë si një njeri i respektuar dhe pa precedentë penalë, policia nuk përjashton mundësinë që ekzekutimi të ketë qenë një mesazh për të afërmit. Dhe pikërisht për vëllain e tij, Agron Gjyriqi. Ky i fundit, sot jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që dikur ka qenë oficer policie në zyrën e pasaportave e me lidhje gjaku me fisin Haklaj, që thuhet se ka ekzekutuar në pritë Naim Dizdarin e Abdyl Matoshin. “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lal aka kthyer këtë dosje dhe raporton se duke qenë se Agron Gjyriqi jeton në Amerikë, instikti i vrasjes veproi ndaj vëllait të mbetur në Shqipëri, dhe për më shumë në Tropojë.

Naim Dizdari dhe Abdyl Matoshi ishin përkatësisht, babai dhe daja e Eldi Dizdarit alias Denis Matoshi, një nga bosët më të mëdhenj shqiptarë të kokainës sot. Në atë kohë, Eldi ishte vetëm një fëmijë 8 vjeç, por që pa me sytë e tij se si shuheshin një e nga një njerëzit e tij më të dashur të familjes, nga fisi Haklaj. Ekzekutime që erdhën vetëm një ditë pasi në Tropojë ishte vrarë Shkëlqim Haklaj, vëllai i Fatmir Haklaj, që u vra në pritë në zonën midis Sopotit dhe Qafës së Lushës, më 4 janar 1998, vetëm dy ditë pasi kish filluar punë si polic në Doganën e Qafë Prushës. Në të njëjtën pritë mbeti i vrarë edhe 24-vjeçari, Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklaj. Dy javë pas vrasjes së Naim Dizdarit e Abdyl Matoshit, u vra edhe xhaxhai i Eldi Dizdarit, Qazim Dizdari. Motive të cilat mbeten edhe sot të paqarta për policinë dhe prokurorinë.

Ndërsa në familjen Dizdari, gishti i akuzës për eliminimin e njerëzve të tyre të dashur, ra mbi mbi fisin Haklaj. Por pa përcaktuar asnjëherë se kush ishte emri i përveçëm që shkrepi armën.

Eldi Dizdari që vazhdon të jetojë në Dubai, pasi autoritetet e këtij vendi kanë refuzuar deri më tani ekstradimin e tij në Itali dhe Belgjikë. Por, pavarësisht dyshimeve e të shkuarës mes hakmarrjeve, Dizdari nuk është pyetur kurrë për vrasjen e Guxim Gjyriqit.

Shpresa e vetme e grupit hetues, mbetet pendimi që mund të vijë nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Të vetmit që mund të tregojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë atë mesnatë të 5 janarit 2020 me Guxim Gjyriqin. Nuredin Dumani nuk dihet nëse është shprehur për vrasjen e Guxim Gjyriqit, por bashkëpunëtori i tij Henrik Hoxhaj ka deklaruar se Dumani ka dijeni për këtë vrasje. Dhe se ky i fundit sipas Henrik Hoxhaj, kishte marrë porosi për ta vrarë Gjyriqin. Por duke mos njohur terrenin, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, ishin tërhequr nga ekzekutimi.

“Dumani mori porosi për të kryer një vrasje në Tropojë. ku në shënjestër ishte Guxim Gjyriqi. Por, nuk e kryem ne atë vrasje, për shkak se nuk e njihnim terrenin dhe nuk donim të dështonim. Me aq sa di, porosia vinte nga jashtë, por detajet i di Nuredini, pasi ai ishte kontaktuar. Kam dëgjuar më pas, se vrasjen e kreu një grup tjetër,”- tha Henrik Hoxhaj.

Cili është grupi tjetër?

nuredin dumani guxim gjyriqi

Sondazh

Poll