Aktualitet

VIDEO/ Raketat “Javelin” bien në duar të shqiptarëve, shiten në tregun e zi në Ukrainë

Këtë gjë më para e ka paralajmëruar ministri rus i jashtëm Sergei Lavrov, ndërkohë që tani kanë dalë video të makinave me targa shqiptare që tregojnë raketat e marra në Ukrainë. 

13 Korrik 2022, 21:02 Nga I.A
VIDEO/ Raketat “Javelin” bien në duar të shqiptarëve,
raketat

UKRAINË- Raketat 'Javelin' po blihen në tregun e zi ga shqiptarët e Kosovës. Këtë gjë më para e ka paralajmëruar ministri rus i jashtëm Sergei Lavrov, ndërkohë që tani kanë dalë video të makinave me targa shqiptare që tregojnë raketat e marra në Ukrainë. 

Në pamjet e mëposhtme shihet një makinë me targa shqiptare që ka mbushur bagazhin me raketat amerikane “Javelin”. Ndërkohë që në rrjetet sociale, shumë përdorues shprehen se raketat “Javelin” po blihen nga shqiptarët e Kosovës në tregun e zi.

"Shqiptarët në Kosovë marrin raketa NLAW dhe Javelin nga trafikantët e tregut të zi ukrainas", shkruhet në faqen e Twitterit 'Try Thinking For Once'

Javelin është zhvilluar dhe prodhuar nga Javelin Joint Venture, një partneritet i Raytheon Missiles & Defense dhe Lockheed Martin. Sistemi i gjithanshëm i raketave të drejtuara kundër tankeve dhe me shumë objektiva ofron aftësinë për të ndezur dhe harruar në rrezen e tij të plotë, deri në 4 kilometra në shumicën e kushteve operacionale.

javelin raketat javelin ne tregun e zi

Sondazh

Poll