Aktualitet

VIDEO/ Ishin futur në det me gomone dhe po mbyteshin, shpëtohen dy 13-vjeçarët në Himarë

Fëmijët ishin futur me një gomone në plazhin “Livadh”, Himarë, por për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

13 Korrik 2022, 19:58 Nga F.M
VIDEO/ Ishin futur në det me gomone dhe po mbyteshin, shpëtohen dy
Momenti i shpëtimit të të miturve

HIMARË- Dy pueshues të mitur, nga 13 vjeç secili janë shpëtuar nga policia kufitare në Himarë, pasi rrezikonin të mbyteshin në det. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se policia është njoftuar se dy të miturit po mbyteshin në det dhe janë nisur t'i shpëtojnë. Fëmijët ishin futur me një gomone në plazhin “Livadh”, Himarë, por për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg. Ata janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. 

Njoftimi zyrtar: 


Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, u vjen në ndihmë 2 shtetasve të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit . Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre. Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

policia e vlores himare shpetohen dy te mitur ne himare

Sondazh

Poll