Aktualitet

Gjendet një kufomë në lumin e Semanit, policia: Dyshohet se është mbytur

Mësohet se trupi i perket një personi në gjinisë mashkullore, ndërkohë që identifikimi nga ana e policisë nuk është bërë ende.  

13 Korrik 2022, 18:41 Nga I.A
Gjendet një kufomë në lumin e Semanit, policia: Dyshohet se
Foto Ilustruese

LIBOFSHË- Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme në grykëderdhje të lumit Seman pranë Libofshës. Mësohet se trupi i perket një personi në gjinisë mashkullore, ndërkohë që identifikimi nga ana e policisë nuk është bërë ende. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila është njoftuar nga banorët e zonës. Po ashtu mësohet se personi i vdekur ndodhej me rroba banjoje dhe dyshohet se është mbytur.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

policia e shtetit gjendet nje kufome ne lumin e semanit

Sondazh

Poll