Aktualitet

VIDEO/ Zjarr i madh në Dhërmi, tymi ‘zhduk’ detin e qiellin

Ende nuk dihet se ku ka rënë zjarri saktësisht, në cilën zonë dhe cilat janë dëmet që ka shkaktuar.

13 Korrik 2022, 19:38 Nga F.M
VIDEO/ Zjarr i madh në Dhërmi, tymi ‘zhduk’ detin e
Zjarri në Dhërmi

VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë një nga zonat në Dhërmi dhe ka bërë që e gjithë zona të ‘mbytet’ nga tymi. Nga videot e siguruara nga Dosja.al nuk arrihet të dallohet as deti dhe as qielli nga tymi i madh që ka pushtuar zonën.


Ende nuk dihet se ku ka rënë zjarri saktësisht, në cilën zonë dhe cilat janë dëmet që ka shkaktuar. Nuk ka një njoftim për ngjarjen në fjalë, apo një angazhim të Forcave Ajrore për shuarjen e zjarrit.


Një tjetër zjarr është aktivizuar në Memaliaj e Fushë Krujë këtë pasdite.

zjarri ne dhermi

Sondazh

Poll