Aktualitet

"Pa principe"/ Haxhia-Felajt: S'ju japim ju llogari për bojkotin

Haxhia tha se ka kundërshtuar me forcë që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short.

13 Korrik 2022, 17:43 Nga F.M
"Pa principe"/ Haxhia-Felajt: S'ju japim ju llogari për
Maks Haxhia

TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia është shprehur se nuk do tu japë llogari deputetëve për bojkotin që kanë nisur. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Haxhia i tha socialistes Ermonela Felaj se nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve për të dhënë llogari për bojkotin. Haxhia tha se ka kundërshtuar me forcë që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short.

“E para, ne s’kemi ardhur të japim llogari për qëndrimin tonë për bojkot. Kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi. Kam kundërshtuar me forcë, që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short, gogla. Ne kërkuam t’i zgjidhnim ne. Por mënyra e zgjedhjes me gogla, ato s’janë përfaqësues tonët. Ne ku ta gjenim që të përcillej zëri i dhomës! Nuk i kemi propozuar, s’japin asnjë llogari,”- tha Haxhia ndër të tjera.

maks haxhia ligjet 13 korrik 2022 harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll