Bota

Amerikani i tretë, kapet rob i riu nga separatistët pro-rusë në Ukrainë

The Guardian shkruan se Suedi Murekezi, u arrestua muajin e kaluar në Kherson, një qytet port i pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës, ku ai kishte jetuar për më shumë se dy vjet.

13 Korrik 2022, 19:10 Nga I.A
Amerikani i tretë, kapet rob i riu nga separatistët pro-rusë
Suedi Murekezi

UKRAINË- Një shtetas i tretë amerikan po mbahet rob nga separatistët pro-rusë në Ukrainë, sipas miqve dhe familjes së tij dhe një grupi privat vullnetar i specializuar në shpëtimin e qytetarëve amerikanë. The Guardian shkruan se Suedi Murekezi, u arrestua muajin e kaluar në Kherson, një qytet port i pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës, ku ai kishte jetuar për më shumë se dy vjet.

“Të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për mirëqenien e tij. Ai është padyshim në rrezik”, tha vwllai i tij.

Pasi nuk kishte dëgjuar prej tij për një muaj, Sele mori një telefonatë nga vëllai i tij në orët e hershme të 7 korrikut, në të cilën ai tha se ishte i burgosur në Donetsk, qyteti më i madh në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut të mbështetur nga Rusia. Murekezi tha gjithashtu se ai ishte në të njëjtin burg si Alexander Drueke dhe Andy Tai Ngoc Huynh, dy luftëtarë amerikanë të kapur nga Rusia muajin e kaluar.

Ndryshe nga Drueke dhe Huynh, miqtë dhe familja e Murekezit thonë se ai nuk mori pjesë në asnjë luftim në Ukrainë dhe u zhvendos në vend rreth katër vjet më parë. Në telefon, Murekezi i tha vëllait të tij se ishte akuzuar në mënyrë të rreme për pjesëmarrje në protestat pro-ukrainase, një akuzë që vëllai i tij dhe dy miqtë e tij të ngushtë në Kherson e mohuan.

"Ata po e përdorin atë si një peng për qëllimet e tyre propagandistike," tha Sele Murekezi.

suedi murekezi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll