Bota

Kancelari austriak: Nëse nuk merren masa kundër inflacionit, droga dhe alkoli do jenë zgjidhja e problemit

jatë fjalës së tij ai u shpreh se nëse nuk merren masa kundër inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, do mbeten dy opsione: "Alkooli ose droga psikotrope", shkruajnë mediat e huaja.

13 Korrik 2022, 15:41 Nga e.k
Kancelari austriak: Nëse nuk merren masa kundër inflacionit, droga dhe
Karl Neuhammer

AUSTRI- Kancelari austriak Karl Neuhammer u përfshi në një skandal teksa kërkonte të bënte një batutë në lidhje me rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, inflacionin dhe kostot e larta të jetesës. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se nëse nuk merren masa kundër inflacionit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, do mbeten dy opsione: "Alkooli ose droga psikotrope", shkruajnë mediat e huaja.
“Nëse vazhdojmë kështu, pas kësaj ka vetëm dy mundësi: alkooli ose droga psikotrope. Dhe unë them: alkooli në thelb është ok se kur ngren dolli ndihesh mirë”, tha ai.

Ndonëse deklarata u bë në një konferencë të partisë së tij dhe me humor, qytetarët por edhe kundërshtarët e tij politikë nuk e pritën mirë ndërkohë që mediat shtruan pyetjen: " Çfarë po ndodh me kancelaren?"


Rritja e çmimeve të shkaktuar nga lufta u diskutua në konferencën e partisë në Tirol . Në të vërtetë, në një video që qarkullon në mediat sociale, Nehammer e quajti inflacionin dhe rritjen e çmimeve "armiq", si dhe "kosto absurde të larta të energjisë". Kjo është arsyeja pse ai bëri thirrje që të merren kundërmasa për ta trajtuar atë në të gjithë Bashkimin Evropian, gjë që ai tha se nuk është e lehtë.

karl neuhammer

Sondazh

Poll