Bota

SHBA/ Ish këshilltari i lartë i Trump: Kam ideuar grushte shteti nëpër botë

Senca dëgjimore e Kongresit për dhunën e pashembullt në Ëashington më 6 janar ka sjellë analiza të ndryshme të politologëve amerikanë për polaritetin e shoqërisë dhe nëse ishte një grusht shteti.

13 Korrik 2022, 16:06 Nga e.k
SHBA/ Ish këshilltari i lartë i Trump: Kam ideuar grushte shteti
John Bolton

SHBA- Ish-këshilltar i  afërt i presidentit Trump ka pranuar hapur në CNN se ka ideuar dhe planifikuar grushte shteti nëpër botë. John Bolton, duke dashur të arsyetojë se ajo që ndodhi më 6 janar në Ëashinton nuk ishte grusht shteti, tha se e di mirë se çfarë janë grushtet e shtetit se është marrë me ato gjëra. Duke dashur që të arsyetojë se ajo që bëri ish-presidenti Trump në janar në Capitol nuk ishte grusht shteti, ish-zyrtari i lartë John Bolton pranoi vetë se ka bërë grushte shteti gjatë një interviste për CNN.

Senca dëgjimore e Kongresit për dhunën e pashembullt në Ëashington më 6 janar ka sjellë analiza të ndryshme të politologëve amerikanë për polaritetin e shoqërisë dhe nëse ishte një grusht shteti.

"Trump nuk ishte mjaftueshëm kompetent për të kryer një "grusht shteti të planifikuar me kujdes. Si dikush që ka ndihmuar në planifikimin e grushteve të shtetit jo këtu, por, ju e dini, në vende të tjera kërkon shumë punë. Dhe kjo nuk është ajo që Trump bëri.”, deklaroi Bolton.

Në qershor 2020, Bolton botoi "Dhoma ku ndodhi: Një kujtim i Shtëpisë së Bardhë", në lidhje me qëndrimin e tij si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën Trump.

john bolton

Sondazh

Poll