Bota

Protesta në Sri Lanka, dhjetëra të plagosur nga përplasjet jashtë zyrës së kryeministrit

Policia e Sri Lankës ka vazhduar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat gjatë gjithë ditës, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarëve lokalë

13 Korrik 2022, 15:57 Nga e.k
Protesta në Sri Lanka, dhjetëra të plagosur nga përplasjet
Pamje nga protesta

COLOMBO-  Raportohet se të paktën 30 persona kanë marrë lëndime në protestat jashtë zyrës së kryeministrit të Sri Lankës këtë të mërkurë. Një infermiere në Spitalin Kombëtar të Colombo u shpreh për CNN se shumë njerëz u sollën në spital për shkak të thithjes së gazit lotsjellës, ndërsa të tjerët kishin prerje dhe mavijosje me gjasë nga përpjekjet për të kapërcyer gardhe. Infermierja nuk konfirmoi lëndime me armë zjarri.Ambientet e zyrës së kryeministrit u morën nga protestuesit të mërkurën pas një përplasjeje me policinë e armatosur.

Policia e Sri Lankës ka vazhduar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat gjatë gjithë ditës, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitarëve lokalë

protesta ne sri lanka

Sondazh

Poll