Kaos në aeroportet britanike, Heathrow u kërkon linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave
Foto Ilustruese ANGLI- Aeroporti Heathrow po u kërkon kompanive ajrore të ndalojnë shitjen e më shumë biletave për udhët...
Ai tha se vlerësimet burimeve, përfshirë edhe Qeverinë ruse, kanë lënë të kuptohen se nga 900,000 deri në 1.6 milion shtetas ukrainas janë dërguar në Rusi, përfshirë edhe në zonat e Lindjes së Largët.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Rusinë se me forcë ka dëbuar deri në 1.6 milion ukrainas në Rusi, teksa tha se Moska po kryen një operacion të qëllimshëm kriminal për shpopullimin e pjesëve të Ukrainës. Përmes një deklarate më 13 korrik, një ditë para Konferencës për Llogaridhënien për Ukrainën, që mbahet në Hagë mbi krimet e pretenduara në Ukrainë, Blinken tha se Moska po kryen një operacion “filtrimi” për të zhvendosur ukrainasit nga zonat e pushtuara në lindje dhe jug të shtetit dhe duke i dërguar thellë në Rusi.
“Ky transferim i paligjshëm dhe dëbim i personave të mbrojtur është shkelje e rëndë e Konventës së Katërt të Gjenevës mbi mbrojtjen e civilëve dhe është krim lufte”, tha Blinken.
Ai tha se vlerësimet burimeve, përfshirë edhe Qeverinë ruse, kanë lënë të kuptohen se nga 900,000 deri në 1.6 milion shtetas ukrainas janë dërguar në Rusi, përfshirë edhe në zonat e Lindjes së Largët. Në këtë numër përfshihen edhe afër 260,000 fëmijë, disa prej të cilëve qëllimshëm janë ndarë nga prindërit dhe janë vënë për adoptim në Rusi, tha Blinken. Ai tha se programi i “filtrimit” duket se është planifikuar më herët dhe përputhet me operacionet e ngjashme që Rusia ka ndërmarrë edhe në luftërat e tjera, përfshirë në Çeçeni.
“Operacionet e ‘filtrimit’ të presidentit Vladimir Putin janë për të ndarë familjet, për të konfiskuar pasaportat ukrainase dhe për të lëshuar pasaporta ruse në përpjekje për të ndryshuar demografinë në pjesë të Ukrainës”, tha ai.
Blinken tha se është e nevojshme që Rusia të mbahet përgjegjëse për këto veprime.
“Prandaj ne po mbështesim ukrainasit dhe përpjekjet e autoriteteve ndërkombëtare për të mbledhur, dokumentuar dhe ruajtur të dhënat e mizorive”, tha sekretari Blinken.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese ANGLI- Aeroporti Heathrow po u kërkon kompanive ajrore të ndalojnë shitjen e më shumë biletave për udhët...
Joe Biden LINDJA E MESME- Presidenti Joe Biden fillon vizitën e tij të parë në Lindjen e Mesme me një detyrë të rën...
Helikopteri i rrezuar GREQI- Një helikopter zjarrfikës Mi 8, i cili po merrte pjesë në operacionin për shuarjen e zjarrit të ...
Foto ilustruese SHBA do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme për punëtorët nga Amerika Qendrore dhe Meksika, tha S...
Karabinieret ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri 25-vjeçar ka dhunuar dajë...
Ushtaret ANGLI- Veteranët kanë kritikuar një dokumentar të ri të BBC-së mbi krimet e dyshuara të luftës nga SAS- an...
John Bolton SHBA- Ish-këshilltar i afërt i presidentit Trump ka pranuar hapur në CNN se ka ideuar dhe planifikuar grushte shteti n&eum...
Pamje nga protesta COLOMBO- Raportohet se të paktën 30 persona kanë marrë lëndime në protestat jashtë zyr&eum...
Karl Neuhammer AUSTRI- Kancelari austriak Karl Neuhammer u përfshi në një skandal teksa kërkonte të bënte një batut&eum...
Foto ilustruese Veturat me targa RKS (Republika e Kosovës) në Mitrovicë të Veriut gjatë natës janë të mbuluara me l...