Bota

"Viktimat u gjetën të shpërndarë nëpër dysheme", Arrestohen 3 persona në Afrikën e Jugut për vdekjen misterioze të 21 adoleshentëve

Në Afrikën e Jugut janë kryer disa arrestime të disa personave të dyshuar për vdekjen misterioze të 21 adoleshentëve.

13 Korrik 2022, 14:24 Nga s.s
"Viktimat u gjetën të shpërndarë nëpër
Afrika Jugut

AFRIKA jUGUT- Policia e Afrikës së Jugut ka arrestuar tre persona në lidhje me vdekjen e 21 adoleshentëve në një tavernë të Londrës Lindore muajin e kaluar. Ata humbën jetën në mënyrë misterioze pasi u rrëzuan dhe policia është ende duke hetuar shkakun.

Viktimat u gjetën të shpërndara nëpër dysheme dhe tavolina. Të dyshuarit, përfshirë pronarin e tavernës Enyobeni, u arrestuan për shitjen e alkolit tek fëmijët e mitur.

Bordi i liçencës për pije alkoolike paraqiti një ankesë në polici pas vdekjes. Pronari i Enyobeni, 52 vjeç, do paraqitet në gjykatë javën e ardhshme, ndërsa dy nga punonjësit e tij u është dhënë mundësia të paguajnë një gjobë prej rreth 120 dollarë për shitjen e alkolit tek njerëzit nën moshën 18 vjeç.

Dy personat e tjerë të arrestuar janë të moshës 33 dhe 34 vjeç. Më i riu nga viktimat, të cilët ishin në një festë për të festuar fundin e provimeve të mesvitit, ishte vetëm 13 vjeç dhe më i madhi ishte 17 vjeç, sipas ministrit të policisë Bheki Cele. Mosha minimale e pirjes në Afrikën e Jugut është 18 vjeç, kështu që ata nuk duhet të ishin lejuar në vend.

Raporti toksikologjik ende nuk është përfunduar, por patologët kanë sugjeruar se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga diçka që ata kanë thithur ose gëlltitur. Alkoli është fajësuar edhe nga kryeministri i Provincës së Kepit Lindor, Oscar Mabuyane, i cili dënoi "konsumimin e pakufizuar të pijeve".

Në një deklaratë komisioneri provincial i Kepit Lindor Nomthetheleli Mene tha: "Ashtu siç thamë në fillim, hetimi është një proces dhe duhet të trajtohet me kujdes dhe mençuri ekstreme”.

afrika e jugut arrestime

Sondazh

Poll