Bota

Masakra me nxënësit në SHBA, Publikohet videoja kur policët ikin me vrap dhe dezinfektojnë duart teksa fëmijët vriteshin (VIDEO)

Është publikuar videoja e masakrës që ndodhi në shkollën e Teksasit ku u vranë 21 nxënës, ku në video shihen policët që ikin me vrap dhe dezinfektojnë duart fëmijët vriteshin.

13 Korrik 2022, 15:27 Nga s.s
Masakra me nxënësit në SHBA, Publikohet videoja kur policët
Shkolla në Texas

SHBA- Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte të reja tronditëse. Në videon e publikuar nga “Telegraph”, shihet sjellja e tmerrshme e oficerëve të policisë, të cilët largohen, teksa autori hap zjarr në klasën e mbushur me nxënës, duke vrarë 21 prej tyre.

Videoja është 3 minuta e 9 sekonda dhe tregon qartë momentin kur oficerët e policisë shkojnë me shpejtësi në Robb Elementary School më 24 Maj, pak minuta pasi 18-vjeçari Salvador Ramos hapi zjarr ndaj të miturve, raporton Telegraph.

Pamjet e kamerave të sigurisë dhe kamerat e trupit të policisë, tregojnë oficerët teksa kontrollonin telefonat e tyre dhe pastronin duart me dezinfektues në korridoret e shkollës, ndërkohë që të shtënat vijonin në klasën e mbushur me fëmijë.

Ato tregojnë në kohë reale historinë sesi oficerët e armatosur rëndë, dështuan që të reagonin në mënyrë të shpejtë dhe të duhur për të ndaluar autorin dhe potencialisht për të shpëtuar më shumë fëmijë.

sulmi ne teksas masakra ne teksas

Sondazh

Poll