Bota

"I vetëm në shtëpi", Prindërit nisen për pushime dhe harrojnë fëmijën 7-vjeç në rrugë

Në Itali një çift ka harruar djalin e tyre 7-vjeçar në rrugë teksa niseshin për pushime.

13 Korrik 2022, 13:49 Nga s.s
"I vetëm në shtëpi", Prindërit nisen për
Foto Ilustruese

ITALI- Në Itali ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku prindërit janë nisur me pushime dhe kanë harruar në rrugë djalin e tyre 7-vjeçar.

Ngjarja ka nisur pasi në momentin që prindërit do të niseshin, çifti ka debatuar me njëri-tjetrin dhe burri ishte me rulotë dhe gruaja me makinë personale. Djali që ishte në rulotën e babait ka zbritur për të shkuar në makinën e nënës së tij, por kjo e fundit ishte nisur vetëm pak sekonda më parë. Por nëna mendonte se djali është me babanë dhe ky i fundit mendonte se ishte me nënën.

Fëmija ka qëndruar i vetëm në rrugë i cili ka filluar shpërthyer në të qara, por kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë dhe ndaj tyre është bërë kallëzim në prokurori. Kjo ngjarje i përshatet shumë filmit të famshëm me Kevin “Home Alone”, por kësaj here”Aventura” e djalit nuk ishte nësoj si e Kevit.

itali

Sondazh

Poll