Art&Argëtim

'Kriset' marrëdhënia midis Shakirës dhe nënës së saj, shkak bëhet Pique

Sipas Informalia, Ripoll ka qenë në Barcelonë javët e fundit, ku po qëndron me vajzën e saj për t'i qëndruar pranë pas ndarjes nga Pique.

13 Korrik 2022, 15:56 Nga k.m.
'Kriset' marrëdhënia midis Shakirës dhe nënës
Shakira, e ëma dhe Pique

SPANJË- Shakira nuk ishte aspak e kënaqur pasi nëna e saj Nidia Ripolli iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ndarjen e vajzës së saj nga Gerard Pique. Ripolli thuhet se ka theksuar se do të dëshironte që Shakira dhe Pique të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre.

Sipas Informalia, Ripoll ka qenë në Barcelonë javët e fundit, ku po qëndron me vajzën e saj për t'i qëndruar pranë pas ndarjes nga Pique.

“Sigurisht që unë do të doja që ata të kthehen së bashku. Ajo po ndihet më mirë çdo ditë, falë Zotit,”- tha Ripolli për Europa Press. Megjithatë, këngëtarja nuk ishte e lumtur për këtë intervistë për shtypin, të cilët javët e fundit kanë qëndruar jashtë shtëpisë së Shakirës në Barcelonë.

A mund ta falë Shakira Pique-n?

Shakira thuhet se është e gatshme të falë Pique-n, i cili dyshohet se e tradhtoi këngëtaren e famshme me një grua që ka inicialet C. C. Informalia raporton se Shakira është tronditur nga veprimet e Piques, por se është e gatshme ta falë, pasi ende e do qendërmbrojtësin e Barcelonës.

Ka edhe raportime që pretendojnë se Pique nuk është më me vajzën bionde me të cilën u pa pas ndarjes me Shakirën. Çifti njoftoi se do të ndahej në fillim të qershorit, por që nga ajo kohë asnjë nga të dy nuk ka bërë asnjë koment publik për këtë çështje. Ka pasur shumë thashetheme për një zhvendosje në Miami për Shakirën, e cila mund të marrë me vete fëmijët e saj dhe të Pique, Milan dhe Sasha./Marca.com

shakira gerard pique

Sondazh

Poll