Art&Argëtim

Kastro Zizo: Kam qenë pranë vdekjes për shkak të abuzimit me alkoolin

Klevis Bega tha se momenti kur vendosi që të hiqte dorë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin. Sipas tij, atë natë kishte rrezikuar dhe vdekjen.

13 Korrik 2022, 15:49 Nga k.m.
Kastro Zizo: Kam qenë pranë vdekjes për shkak të abuzimit me
Klevis Bega

TIRANË- Kastro Zizo, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, ka rrëfyer së fundmi një pjesë të vështirë të jetës personale, abuzimin me alkoolin. I ftuar në “Ditë pas Dite”, ai tha se momenti kur vendosi që të hiqte dorë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin. Sipas tij, atë natë kishte rrezikuar dhe vdekjen.

Megjithatë theksoi se për hir të familjes, partneres dhe fëmijëve të tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit dhe për t’i dhënë vetes një shans të dytë.

“Momenti ku vendosa që të heq dorë ishte kur pashë se marrëdhëniet sociale me partneren time, shokët, fëmijët e mi, ishin drejt një rrënimi. Gjithë abuzimi sigurisht që ka kosto. Por ishte një natë që pata luhatje të forta tensioni, isha pranë vdekjes. Isha me babanë në urgjencë dhe thashë që për të mirën e të tjerëve dhe timen, për fëmijët e mi kryesisht sepse vija nga një ambient që rrethohem me shumë dashuri,"- tha Kastro. 

klevis bega

Sondazh

Poll