Bota

E rëndë në Itali, burri tenton të vrasë në gjumë gruan, e godet me gërshërë në fyt dhe gjoks

Gruaja e përgjakur ka bërtitur ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë thirrur karabinierët dhe pak më pas kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpëtuar 71-vjeçaren.

13 Korrik 2022, 08:36 Nga e.k
E rëndë në Itali, burri tenton të vrasë në
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj në qytetin e Napolit pasi një 74-vjeçar ka qëlluar disa herë me gërshërë në fyt dhe gjoks bashkëshorten e tij 71-vjeçare e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jertën shkruajnë mediat italiane.

Policia është ende duke hetuar shkaqet e ngjarjes. Duket se i moshuari ka përfituar nga fakti që gruaja e tij ishte duke fjetur për ta goditur me gërshërë në fyt dhe gjoks. Gruaja e përgjakur ka bërtitur ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë thirrur karabinierët dhe pak më pas kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpëtuar 71-vjeçaren.

Më pas gruaja iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe u shtrua me një prognozë të rezervuar.

itali

Sondazh

Poll