Bota

Rusia konfirmon rastin e parë të lisë së majmunit

Rusia ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes së lisë së majmunit e cila është shfaqur tek një i ri.

13 Korrik 2022, 08:21 Nga s.s
Rusia konfirmon rastin e parë të lisë së majmunit
Lija e Majmunëve

RUSI- Rusia ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve, tha të martën organi mbikëqyrës i sigurisë së konsumatorëve Rospotrebnadzor.

Mbikëqyrësi tha në një deklaratë se sëmundja u zbulua tek një i ri që ishte kthyer nga një udhëtim nëpër vendet evropiane. Rreziku i infeksionit për të tjerët ishte i kufizuar, tha ai, raporton Reuters.

"Sëmundja po vazhdon në një formë të lehtë. Nuk ka asnjë kërcënim për jetën", tha Rospotrebnadzor.

Lija e majmunëve është një sëmundje virale që shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe lezione të lëkurës. Është endemike në pjesë të Afrikës.

Më shumë se 50 vende ku lija e majmunëve nuk është endemike kanë raportuar shpërthime të sëmundjes virale pasi rastet e konfirmuara kalojnë 7600.

Lija e Majmunit po shkakton shqetësim në të gjithë botën, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. OBSH-ja vuri se kërkohet një përgjigje intensive në kontrollin e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Së fundmi, Bashkimi Evropian ka blerë 110 mijë doza të vaksinës kundër lisë së majmunëve.

rusi lija e majmuneve

Sondazh

Poll