Bota

Portugalia dhe Spanja luftojnë me temperaturat e larta, rritet rreziku i zjarreve masive

Spanja dhe Portugalia po përballen me temperatura të larta të cilat janë mbi 40 gradë Celsius, të cilat kanë shkakuar zjrre masive.

13 Korrik 2022, 08:35 Nga s.s
Portugalia dhe Spanja luftojnë me temperaturat e larta, rritet rreziku i
Zjarr në Portugali

SPANJË- Temperaturat janë rritur mbi 40 gradë Celsius në Spanjë dhe Portugali të hënën pasi Gadishulli Iberik po përballet me një valë të dytë të të nxehtit në më pak se një muaj.

Valët e të nxehtit janë bërë më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët. Ndërsa temperaturat globale po rriten me kalimin e kohës, valët e të nxehtit pritet të bëhen më të shpeshta dhe më intensive, raporton france24.com.

Në gusht të vitit 2021 Spanja regjistroi temperaturën e saj më të lartë të shënuar ndonjëherë kur mërkuri arriti në 47 gradë Celsius në qytetin jugor Montoro. Në Portugalinë fqinje, temperaturat arritën në 44 gradë Celsius gjatë fundjavës, duke nxitur zjarre dhe re të mëdha tymi të cilat ishin të dukshme në kryeqytetin Lisbonë.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll të hënën zjarrin më të madh që po digjej në komunën qendrore të Ourem, thanë zyrtarët lokalë. Rezervuarët e ujit në Spanjë qëndruan në 45.3 për qind të kapacitetit të hënën, shumë nën mesataren prej 65.7 për qind të regjistruar gjatë kësaj periudhe gjatë dekadës së fundit.

spanje portugali zjarr

Sondazh

Poll