Bota

VD- Megaoperacion i policisë në Bosnjë, arrestohet djali i biznesmenit të njohur shqiptar

Sipas raportimeve të mediave, përveç Kelmendit, janë arrestuar Ajlin Ahmiq, Anel Sejfovic, si dhe katër persona në Sarajevë dhe Neum.

13 Korrik 2022, 08:11 Nga d.a.
VD- Megaoperacion i policisë në Bosnjë, arrestohet djali i
Policia e Bosnjes

BOSNJE HERCEGOVINË- Njësitet speciale të MPB-së së Bosnje-Hercegovinës arrestuan shtatë persona në zonën e Sarajevës dhe Neumit, mes tyre edhe Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogës Naser Kelmendi, njoftuan mediat në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas raportimeve të mediave, përveç Kelmendit, janë arrestuar Ajlin Ahmiq, Anel Sejfovic, si dhe katër persona në Sarajevë dhe Neum.

Operacioni, në të cilin morën pjesë njësitë speciale të MPB-së të kantoneve të Sarajevës dhe Mostar-Neretvës, është kryer nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me urdhër të gjykatës shtetërore.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kantonit të Sarajevës njoftoi se është kryer një operacion i koduar “Rez”, me qëllim gjetjen dhe arrestimin e personave të caktuar të cilët janë të lidhur me disa vepra kriminale.

Po kontrollohen disa objekte dhe mjete transporti me qëllim të mbledhjes së provave materiale”, thuhet në njoftim.

MPB-ja e Kantonit të Sarajevës ka thënë se tre persona janë arrestuar në Neum dhe katër në Sarajevë, por se nuk mund të japin më shumë detaje, pasi operacioni është ende në vazhdim.

Naser Kelmendi, me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi boshnjake, është biznesmen dhe i përfshirë në marrëdhëniet politike të shumë vendeve të rajonit. Përkrah emrit të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah, Kelmendi llogaritet si personi më i rrezikshëm në Evropë për interesat amerikanë.

policia e bosnjes naser kelmendi arrestohet elvis kelmendi

Sondazh

Poll