Bota

Kërcënimi nga Radojçiç/ Nënkryetari i kuvendit të Kosovës: Një kriminel që operon me mandatin e presidentit Vuçiç

Radojçiç kërkohet nën dyshimet se është i përfshirë në vrasjen e kundërshtarit të Listës Serbe, Oliver Inavnoviç. Ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar.

13 Korrik 2022, 08:14 Nga e.k
Kërcënimi nga Radojçiç/ Nënkryetari i kuvendit
Enver Hoxhaj

TIRANË- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar dhe 'kërcënimin' e ardhur nga Radojçiç i cili postoi një video në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë bëri thirrje dhe deklarata tyë fortë duke thënë se unë jam këtu, jam kthyer dhe nuk ka kthim mbrapa, rroftë Serbia mbyll ai videon.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, Radojçiç ka shpërndarë videon për të përcjellë një mesazh, por mesazhi i tij është totalisht i pavlerë.

“Ky personazh është një kriminel tipik, që operon nën mandatin e Vuçiçit, dhe mendoj se vizita e tij diku në majë të malit ka qenë me mandatin e Vuçiç, po ai nuk guxon që të shkelë territorin e Kosovës në mënyrë të mirëfilltë, se do të arrestohet menjëherë nga policia e Kosovës”, thotë Hoxhaj.

Radojçiç kërkohet nën dyshimet se është i përfshirë në vrasjen e kundërshtarit të Listës Serbe, Oliver Inavnoviç. Ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar.

enver hoxhaj

Sondazh

Poll