Art&Argëtim

Këngëtari i njohur italian do të jetë bashkë-prezantues i Sanremo 2023

Morandi ka prezantuar Sanremon në 2011 dhe në 2012, ndërsa e fitoi atë vetëm një herë në 1987.

12 Korrik 2022, 08:37 Nga e.k
Këngëtari i njohur italian do të jetë bashkë-prezantues
Gianni Morandi dhe Amadeus

ITALI- Gianni Morandi do të jetë bashkë-prezantues i festivalit të ardhshëm të Sanremos që do të mbahet më datat 7-11 shkurt 2023) shkruajnë mediat italiane. Lajmi u bë i ditur nga Amadeus. Amadeus e vlerëson Morandin si “i dashur nga të gjithë dhe se ai është historia e muzikës, i dashur nga breza të tërë”.

Morandi ka prezantuar Sanremon në 2011 dhe në 2012, ndërsa e fitoi atë vetëm një herë në 1987.

Ndërkohë u rendit i treti në edicionin e fundit 2022 me këngën “Apri tutte le porte”.

“Për të pesë mbrëmjet në skenë do të jenë dy: unë dhe i madhi Gianni Morandi”, tha Amadeus për Tg1. 

“Jam shumë i lumtur, është një gëzim i madh. Gianni është i dashur për të gjithë, ai është historia e TV dhe muzikës. Breza të tëra fëmijësh e duan Morandin si prindërit tanë në vitet '60", shprehet Amadeus.

itali gianni morandi

Sondazh

Poll