Art&Argëtim

"E paske kap sheikun eee", Enca u përgjigjet kritikave në rrjet

Këngëtarja Enca pas një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit ku shfaqej në momente intime me partnerin e saj, ka reaguar me disa përgjigje ndaj kritikuesve të rrjeteve sociale.

11 Korrik 2022, 19:29 Nga s.s
"E paske kap sheikun eee", Enca u përgjigjet kritikave në
Këngëtarja Enca

TIRANË- Këngëtarja e njohur Enca Haxhia e cila prej muajsh po jeton në Dubai, ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit një foto ku shihet në momente intime me partnerin e saj. Enca e ka mbajtur të fshehtë identitetin e partnerit të saj, ku shihet vetëm një pjesë e mjekrës së tij teksa e puth.

Pas këtij postimi njerëzit kanë filluar duke aluduar dhe shkruar komente të ndryshme të cilat ishin pozitive dhe negative. Ajo është shprehur se me foton që postoi kuptoi që njerëzit merren me punët e të tjerëve dhe janë shumë rracista.

“Nga replies tuaja tek postimi i mëparshëm kuptova që: doni të mbani hundën kudo përveçse në punët tuaja; mezi po prisni të më shihni të fejuar/ martuar; jeni super rracista dhe mendoni se vini nga gjak mbretëror; “e paske kap sheikun e”, “hë pra ja ke ngel me arab”; “hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Së fundmi ajo është shfaqur duke i kaluar pushimet e saj në Mykonos, ku mesa duket nuk është vetëm, por nën shoqërinë e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

"E paske kap sheikun eee", Enca u përgjigjet kritikave në
Postimi i Encës në Instagram

enca dubai pushime ne mykonos

Sondazh

Poll