Bota

U vra në atentat, japonezët bëjnë nderimet e fundit për vdekjen e ish-kryeministrit në varrim

Mijëra japonezë janë shfaqur në nderimet e fundit gjatë varrimit të kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

12 Korrik 2022, 07:17 Nga s.s
U vra në atentat, japonezët bëjnë nderimet e fundit për
Shinzo Abe

JAPONI- Mijëra njerëz kanë mbajtur në zi për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, të cilët të martën kanë bërë nderimet e fundit.

Funerali privat, i cili është i hapur vetëm për miqtë dhe familjen e ngushtë, është duke u zhvilluar në tempullin Zojoji të Tokios. Pas funeralit, makina e varrimit që mban trupin e Abe do të vazhdojë përmes qendrës së Tokios, raporton BBC.

U vra në atentat, japonezët bëjnë nderimet e fundit për
Homazhe për ish-kryeministrin Shinzo Abe

Brenda tempullit Zojoji po kryhen ritet budiste, ndërsa jashtë dhe përtej Tokios, flamujt valëviten në gjysmështizë. Një procesion funerali të martën pasdite do të kalojë pranë objekteve historike si ndërtesa e parlamentit, ku Abe hyri për herë të parë si ligjvënës në 1993, dhe zyra nga e cila drejtoi vendin si kryeministër.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë i pasluftës dhe një nga politikanët e saj më me ndikim. 67-vjeçari u qëllua për vdekje të premten e kaluar në gjoks dhe në qafë teksa mbante një fjalim për fushatën në Nara në Japoninë jugore. Personi 42-vjeçar që qëlloi ndaj ish-kryeministrit, është arrestuar dhe arma që ai përdori është sekuestruar nga policia.

Sondazh

Poll