Bota

Bashkëpunimi me Gulen, Turqia kërkon arrestimin e 295 ushtarakëve, mes tyre majorë dhe togerë

22 Shkurt 2019, 16:02 Nga DOSJA
Bashkëpunimi me Gulen, Turqia kërkon arrestimin e 295

Turqi-Prokuroria në Turqi ka lëshuar urdhër arrest për 295 ushtarakë. Sipas medieve lokale mes ushtarakëve që do të përballen me arrestimin janë tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë togerë. Arrestimet do të bëhen pasi personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti dyshohen të kenë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Gullen akuzohet nga Ankaraja për organizimin e një tentative për grusht shteti në vitin 2016. Ish-aleati i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999 ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grushtin e shtetit më 15 korrik të vitit 2016.

Për pjesëmarrje në tentativën për grusht shteti janë dënuar mbi 77,000 persona me burg dhe janë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestimi i 300 ushtarakeve fethullah gulen grushti i ishtetit turqi arrestimi i 300 ushtarakeve fethullah gulen grushti i ishtetit turqi

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2019, 11:45

Tërmeti 7.5 ballë godet Ekuadorin

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë pak të populluar 139 milje (224 km) në juglindje të qytetit të Ambato. Tërmeti filloi të ndihej në një thellësi prej 132 ...

Bota 21 Shkurt 2019, 16:18

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

Sipas Daçiç, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referend...