Bota

Taksa ndaj Serbisë/ Kryeministri Haradinaj këmbëngul: S’do ta heqim kurrë

22 Shkurt 2019, 14:15 Nga DOSJA
Taksa ndaj Serbisë/ Kryeministri Haradinaj këmbëngul: S’do

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë një interviste për RTV 21 është shpehur se taksa ndaj importeve serbe dhe të Bosnjë-Hercegovinës nuk do të hiqet asnjëherë. Haradinaj theksoi se me anë të taksës Kosova i ka treguar vendin Serbisë dhe kjo gjë sipas tij është e padiskutueshme.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e heq, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me heq, ai s’po don me na njoftë, s’po don fqinjësi, po don na me ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë,”- tregoi Haradinaj.

Dy ditë më parë Kryeministri i Kosovës u shpreh se përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, po bën dialog të fshehtë me Serbinë, pavarësisht taksës së vendosur. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni federica mogherini kosove-serbi ramush haradinaj taksa ndaj serbise federica mogherini kosove-serbi ramush haradinaj taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2019, 11:45

Tërmeti 7.5 ballë godet Ekuadorin

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë pak të populluar 139 milje (224 km) në juglindje të qytetit të Ambato. Tërmeti filloi të ndihej në një thellësi prej 132 ...

Bota 21 Shkurt 2019, 16:18

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

Sipas Daçiç, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referend...