Politike

Balla: Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 19-20 korrik

Në fjalën e tij, Balla tha se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet javën e ardhshme.

11 Korrik 2022, 17:03 Nga F.M
Balla: Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë do
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se më 19 ose 20 korrik mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. I pranishëm në e tryzën e Simpoziumit Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë - Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në fjalën e tij, Balla tha se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë mund të mbahet javën e ardhshme.

“Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës”, shkruan Balla.

Çelja e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë ka mbetur në dorën e Maqedonisë së Veriut që po diskuton për pranimin ose jo të propozimit francez. Tashmë Bullgaria e ka hequr veton dhe e ka pranuar propozimin e Emmanuel Macron. Propozimi pritet të kalojë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

taulant balla maqedoni e veriut negociatat me be 2022

Sondazh

Poll