Politike

Zhupa: Mbledhje pa paralajmëruar e Komisionit të Ekonomisë, nesër vijon beteja kundër koncensionit të Butrintit

. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se nesër në Komisionin e Ekonomisë do të trajtojnë paligjshmëritë dhe shkeljet për koncensionin e Butrintit.

11 Korrik 2022, 17:25 Nga I.A
Zhupa: Mbledhje pa paralajmëruar e Komisionit të Ekonomisë,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina zhupa ka deklaruar se beteja e radhës për Parkun e Butrintit do të jetë ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se nesër në Komisionin e Ekonomisë do të trajtojnë paligjshmëritë dhe shkeljet për koncensionin e Butrintit. Po ashtu ajo ka shtuar se mbledhja e së nesërmes është vendosur pa pritur dhe pa palajmëruar.

Postimi i Zhupës:

Sic e kanë bërë zakon vazhdojnë me paligjshmëri dhe shkelje kur trajtojnë koncensionin e Butrintit. Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit. Me urdhër nga lart kanë lajmeruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik. Me të njëjtën filozofi nuk do cuditesha sikur ta fusin pa rradhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar koncensionin sa më shpejt. Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit. Paligjshmëria, rreziku për identitetin kombëtar, tjetërsimi historisë, janë shtyllat kryesore ku mbahet ky koncension.

parku i burtintit ina zhupa

Sondazh

Poll