Bota

Skocia ndalon skemën super sponsorizuese për refugjatët ukrainas

Qeveria Skoceze ka lajmëruar të gjithë refugjatët ukrainas se do të ketë një pauzë tre mujore në skemën e saj super sponsorizuese.

11 Korrik 2022, 19:43 Nga s.s
Skocia ndalon skemën super sponsorizuese për refugjatët ukrainas
Refugjatët Ukrainas

SKOCI- Qeveria skoceze ka njoftuar një pauzë tre mujore në skemën e saj super sponsorizuese për refugjatët ukrainas.

Asnjë rast i ri nuk do të pranohet nga e mërkura për të lejuar stafin të merret me një rritje të kohëve të fundit të aplikimeve për viza, raporton BBC.

Skocia ka pranuar më shumë se 7 mijë ukrainas që kërkojnë strehim që nga pushtimi rus, ku dy të tretat e të cilëve aplikuan nën skemën super sponsorizuese, e cila u zotua të mirëpresë 3 mijë njerëz prej fillimit të programit në muajin mars.

Qeveria Skoceze deklaroi se 21,256 viza u janë lëshuar ukrainasve duke emëruar një sponsor skocez. Numri i aplikacioneve skoceze "është rritur ndjeshëm në javët e fundit" pasi Uellsi ndërpreu versionin e vet të skemës, ndërsa aplikimet për sponsorizime private në Angli kanë rënë.

Ajo ka njoftuar një sërë nismash të reja, duke përfshirë qiranë e një anije lundrimi me shumë pasagjerë për të ndihmuar në sigurimin e refugjatëve që ikin. Ndërsa, Neil Grey, ministri përgjegjës për refugjatët nga Ukraina, tha se pauza në skemën e super sponsorëve nuk do të prekë këdo që kishte bërë tashmë një aplikim ose që i ishte dhënë viza.

“Me një rënie të kohëve të fundit të njerëzve që aplikojnë për sponsorizim privat në Angli, dhe Uellsi që ka ndërprerë skemën e vet, numri i aplikimeve që emërojnë qeverinë skoceze si sponsor është rritur ndjeshëm në javët e fundit. Për këtë arsye ne kemi marrë vendimin tepër të vështirë për të ndjekur Uellsin në ndalimin e skemës sonë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të ofrojmë një nivel të lartë mbështetjeje dhe kujdesi për të gjithë ata që tashmë kanë marrë një vizë”, deklaroi Neil Grey.

Jackie Baillie i parties Laburistit Skoceze tha se vendimi për të ndërprerë skemën tregoi se kishte pasur "një hendek midis tingujve të SNP-së dhe realitetit".

ukraine qeveria skoceze skoci neil grey

Sondazh

Poll