Bota

I riu shpëton nga akuzat për përdhunim, gjykata e Torinos thotë se vajza e "ftoi" vetë duke lënë derën "gjysëm të hapur"

Në vendimin e gjykatës thuhet se nuk përjashtohet mundësia që e reja t’i ketë dhënë shpresa djalit, i cili e shoqëroi në tualet, pasi la derën gjysëm të hapur, gjë të cilën i akuzuari e mori si ftesë për marrëdhënie seksuale.

11 Korrik 2022, 19:38 Nga d.a.
I riu shpëton nga akuzat për përdhunim, gjykata e Torinos
Foto Ilustruese

ITALI- Gjykata e Apelit të Torinos rrëzoi vendimin e shkallës së parë për një rast të dhunës seksuale që daton në vitin 2019, kur dy shoqe 20-vjeçare u gjendën në një banjë lokali dhe një djalë që ishte në shoqërinë e tyre, i cili shpresonte për fillimin e një lidhjeje, përdhunoi njërën nga vajzat.

Sipas mediave vendase, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk përjashtohet mundësia që e reja t’i ketë dhënë shpresa djalit, i cili e shoqëroi në tualet, pasi la derën gjysëm të hapur, gjë të cilën i akuzuari e mori si ftesë për marrëdhënie seksuale.

Prandaj, personi përgjegjës, i dënuar në shkallën e parë me dy vjet, u lirua në shkallën e dytë ndërkohë që zëvendësprokurorja e përgjithshme Nicoletta Quaglino do të kundërshtojë dënimin e apelit në kasacion e cila tha se zinxhiri i pantallonave të vajzës ishte prishur duke mbetur hapur si pasojë e sulmit.

Sipas gjyqtarëve të apelit, 20-vjeçari thjesht ka menduar se kjo ishte mundësia e duhur për tu afruar me vajzën me të cilën kishte një pëlqim dhe shpresonte të lidhje.

"Në momentin e ngjarjes vajza ishte e mërzitur për shkak të përdorimit të tepërt të alkoolit dhe për këtë arsye ka shumë të ngjarë që ajo nuk ishte plotësisht në vetvete kur kërkoi të hynte në tualet, provokoi afrimin e të riut i cili në fakt ishte duke e pritur pas derës, pa e mbyllur derën, për t'i dhënë atij idenë se kjo ishte mundësia e favorshme që i ofronte e reja. Një mundësi që nuk u humb”, raporton Corriere di Torino.

Dy të rinjtë, sapo u njohën, kishin shkëmbyer disa puthje, por lidhja vazhdoi si një miqësi e thjeshtë dhe sipas avokates Elisa Civallero, e cila mbron 20-vjeçaren, ajo kishte qenë diçka e çastit. 

Vajza ishte e prirur të sqaronte me shoqen e saj se puthja e shkëmbyer në takimin e tyre të mëparshëm duhej kuptuar si një fakt episodik, pasi nuk kishte ndërmend të fillonte një lidhje romantike”, saktësoi avokatja. 

lirohet perdhunuesi ne itali nicoletta quaglino

Sondazh

Poll