Aktualitet

Masakra e Elbasanit/ U vra “Pipi”, Prokuroria mbyll dosjen, ka 10 të pandehur. Paplekaj qëlloi 7 herë

Vendimi për marrjen të pandehur dhe mbyllja e hetimeve, i është komunikuar javën e kaluar në burg Paplekaj, nga prokurori i çështjes Ritvan Suka.

11 Korrik 2022, 15:26 Nga k.m.
Masakra e Elbasanit/ U vra “Pipi”, Prokuroria mbyll dosjen, ka 10
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani

TIRANË- Arbër Paplekaj, ish-efektivi i repartit Special RENEA zyrtarisht është marrë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, një vit më parë. Gazetari Elton Qyno ka siguruar për "OraNews" dosjen e Prokurorisë së Elbasanit, shkruan se Paplekaj akuzohet për kryerjen e veprave penale:  “Vrasje në rrethana cilësuese” në dëm të 1 ose më shumë personave kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë individëve” si dhe “Plagosjen e punonjëses së Policisë së Shtetit”.

Vendimi për marrjen të pandehur dhe mbyllja e hetimeve, i është komunikuar javën e kaluar në burg Paplekaj, nga prokurori i çështjes Ritvan Suka. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes, Prokuroria ka dalë në përfundi9min se Arbër Paplekaj, rezulton autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit (i njohur me nofkën Pipi), tentoi të që plagoste vrasjen e dhëndërit të viktimës, Eltjon Bodinaku, si dhe plagosjes së punonjëses së policisë, Xhensila Sota.

Megjithatë prokuroria e Elbasanit nuk ka qenë në gjendje të zbulojë se kush nga personat në përplasjen me armë të 21 Prillit 2021, ka plagosur, dy ish-policët Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, të cilën ishin pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike. Për zbulimin e autorëve të plagosjes së tyre, hetimi është ndarë në një procedim tjetër, duke i lënë detyra të tjera policisë kriminale, me qëllim zbulimin e ngjarjes.

Akuza “Shpërdorim detyre”, i është komunikuar edhe dy zv/drejtorave të Policisë së Qarkut Elbasan, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, të cilët aktualisht ndodhen në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa të pandehur janë marrë 6 efektivët e patrullës “Shqiponja”: Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Besmir Kadiu, Donald Dedja dhe Erjon Meçja, të cilët do përballen në gjykate me akuzën e “Deklarimit të rremë”. Eldjo Beko, djali i një biznesmeni në Elbasan, akuzohet  “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Ndërsa Klemend Xhaferin ose siç njihet ndryshe në Elbasan si “Kel Çami” është i vetmi person për të cilin janë pushuar akuzat, pasi nga kqyrja e pamjeve filmike, rezulton të mos ketë pasur armë në dorë, madje vetëm vrapon për t’ju shmangur plumbave.

Nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje rezulton se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga pistoletë tip Glock 9mm, ndërsa nga pistoleta izraelite, e cila ende nuk është gjetur është qëlluar 13 herë. Në vendngjarje ka tre lloj armësh me të cilat është qëlluar, por vetëm një është gjetur, të tjerat nuk dihet se ku janë. Po ashtu, mbetet e pasqaruar se ç'ndodhi në të vërtetë dhe si nisi konflikti. Po ashtu, nuk dihet se ç'është vendosur për materialet zgjedhore që u gjetën brenda në makinë, ku dyshohej se po bliheshin vota për socialistët.

arbër paplekaj pjerin xhuvani

Sondazh

Poll