Bota

VD-“Foshnja ka vdekur”, momenti kur mjeku i OKB-së i dorëzon fëmijën e vrarë prindit në Srebenicë

Një video të rrallë ku një mjek i OKB-së mban në dorë një fëmijë disa muajsh të mbuluar dhe ja dorëzon prindërve duke i dhën lajmin e keq se ai ka humbur jetën. Pamjet i përkasin vitit 1993 në Srebenicë të Bosnje-Hercegovinës, e cila ishte zonë e sigurt e mbrojtur nga OKB-ja.

11 Korrik 2022, 14:03 Nga d.a.
VD-“Foshnja ka vdekur”, momenti kur mjeku i OKB-së i
Srebenice

BOSNJE HERCEGOVINË- “Foshnja ka vdekur”-kjo është fjala drithëruese që një mjek i OKB-së ju desh tja thoshte një prindi më 1993 në Srebenicë.

Media kroate Istraga, ka publikuar një video të rrallë ku një mjek i OKB-së mban në dorë një fëmijë disa muajsh të mbuluar dhe ja dorëzon prindërve duke i dhën lajmin e keq se ai ka humbur jetën. Pamjet i përkasin vitit 1993 në Srebenicë të Bosnje-Hercegovinës, e cila ishte zonë e sigurt e mbrojtur nga OKB-ja.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, zonën e shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth. Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

masakra e srebenices okb-ja ne bosnje

Sondazh

Poll