Bota

"Diskutuam për situatën në rajon dhe dialogun"/ Laçak takohet me Kurtin në Greqi

Lajmin e konfirmoi vetë Lajçak i cili publikoi një fotografi me Kurtin në Twitter, ku shkroi se folën për hapat e mëtejshëm në dialog.

11 Korrik 2022, 13:19 Nga d.a.
"Diskutuam për situatën në rajon dhe dialogun"/
Kurti dhe Lajcak

GREQI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në Greqi i ftuar në Samitin "Symi" të Athinës, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmin e konfirmoi vetë Lajçak i cili publikoi një fotografi me Kurtin në Twitter, ku shkroi se folën për hapat e mëtejshëm në dialog.

Në ambjentet e Samitit Symi Symposium-it të 24-të, me Albin Kurtin diskutuam për situatën aktuale në rajon dhe Dialogun për normalizim. Ne u fokusuam veçanërisht në hapat e mëtejshëm të nevojshëm për të bërë përparim në Dialog”, shkroi diplomati sllovak.

Kurti dhe Lajçak u takuan ambjentet e simpoziumit të 24-të “Symi” në Athinë, që është mbledhje vjetore që bashkon politikanë, intelektualë, sipërmarrës e shkencëtarë për të diskutuar lidhur me çështjet urgjente të kohës.

albin kurti ne greqi miroslav lajçak ne greqi

Sondazh

Poll