Bota

SKANDALI/ Si shkatërroi UBER protestat e taksistëve duke përdorur politikën, CEO: Dhuna garanton sukses

Drejtuesit e Uber ishin pro dërgimit të shoferëve në një protestë në Francë, e cila mund të çonte në dhunë të tyre ndaj shoferëve që kishin dalë në protestë. 

11 Korrik 2022, 12:12 Nga A.B
SKANDALI/ Si shkatërroi UBER protestat e taksistëve duke përdorur
Skandali me Uber

SHBA- Rrjedhja e dokumenteve në Guardian zbulon historinë e brendshme të zgjerimit të gjigantit të teknologjisë. Sipas 'The Guardian', Uber ka shkelur ligjet, ka mashtruar policinë dhe ka lobuar fshehurazi qeveritë. Më shumë se 124,000 dokumente kanë ekspozuar sesi kompania është ndihmuar nga Joe Biden, Olaf Scholz dhe George Osborne.

Një grumbull dosjesh konfidenciale ka zbuluar historinë e brendshme se si gjigandi i teknologjisë Uber shpërfilli ligjet, mashtroi policinë, shfrytëzoi dhunën kundër shoferëve dhe loboi fshehurazi qeveritë gjatë zgjerimit të tij agresiv global. Rrjedhja përfshin një periudhë pesëvjeçare kur Uber drejtohej nga bashkëthemeluesi i saj Travis Kalanick, i cili u përpoq të detyronte shërbimin e transportit me taksi në qytete në mbarë botën, edhe nëse kjo nënkuptonte shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të taksive.

Në një bisedë, drejtuesit e Uber ishin pro dërgimit të shoferëve në një protestë në Francë, e cila mund të çonte në dhunë të tyre ndaj shoferëve që kishin dalë në protestë. 

"Unë mendoj se ia vlen," deklaroi Kalanick, duke shtuar: Dhuna garanton sukses.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Kalanick tha se: Kurrë nuk sugjeroi që Uber të përfitonte nga dhuna në kurriz të sigurisë së shoferit.

Një ish-ekzekutiv i lartë i tha Guardian se vendimi i Uber për të dërguar shoferët në protesta potencialisht të rrezikshme, duke ditur rreziqet, ishte në përputhje me strategjinë e kompanisë për të shfrytëzuar dhunën e për të mbajtur të ndezur polemikat.

“[Ata] do të publikohen pa gjurmët tona të gishtave në faqen e parë nesër”, shkroi një menaxher. “Ne e mbajmë narrativën e dhunës për disa ditë, përpara se të ofrojmë zgjidhjen.”

Në 2016, përpjekjet e Uber për të përmbysur tregjet në Evropë çuan në protesta të zemëruara në Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Francë nga shoferët e taksive që kishin frikë për jetesën e tyre. Mes grevave dhe trazirave të taksive në Paris, Kalanick urdhëroi drejtuesit francezë të hakmerren duke inkurajuar shoferët e Uber të organizojnë një kundërprotestë me mosbindje civile masive.

'The Guardian' ka zbuluar skandalin me kompaninë Uber. Me qindra dosje që tregojnë sesi Uber, një prej kompanive më të mëdha të shërbimit taksi në botë, ka korruptuar politikanët kryesorë të arenës ndërkombëtare dhe sesa larg ka shkuar kompania për të shmangur drejtësinë kanë rënë në duart e mediave. Ato tregojnë ndihmën e gjerë që Uber mori nga liderë si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja e BE-së Neelie Kroes. Gjithashtu, tregohet madje se si ish-shefi i firmës së taksive urdhëroi përdorimin e një mekanizmi që fshinte të dhënat në mënyrë arbitrare për të mbajtur policinë larg aksesimit të kompjuterëve.

skandali me kompanine uber

Sondazh

Poll