Bota

Italia 'strikte'! Masa 'anti-fshatare': kush lëviz me rroba banjo në shesh gjobitet deri në 500 euro

Masa është emëruar me termin “anti-fshatare” dhe ka hyrë menjëherë në fyqi.

11 Korrik 2022, 12:48 Nga A.B
Italia 'strikte'! Masa 'anti-fshatare': kush lëviz me
Njerez

ITALI- Gjatë verës është normale të shikosh të rinjtë që lëvizin me rroba banjo për të shkuar në det. Mirëpo, sipas vendimit më të fundit, kushdo që lëviz me rroba banjo në qytetin bregdetar italian të Sorrento rrezikon të gjobitet deri në 500 euro.

Mediat italiane shkruajnë se kjo masë vjen me synim që qyteti të bëhet një model i turizmit cilësor dhe për këtë arsye është marrë një masë e ashpër ndaj turistëve të pabindur. Masa është emëruar me termin “anti-fshatare” dhe ka hyrë menjëherë në fyqi.

Urdhëri i ri është firmosur nga kryetari i bashkisë, Massimo Coppola, i cili e motivon dispozitën si më poshtë:

“Ndaloni keqpërdorimet dhe sjelljet që nga shumica e njerëzve perceptohen si në kundërshtim me mirësjelljen”. Sanksioni i parashikuar për shkelësit varion nga 25 deri në 500 euro.

plazh itali

Sondazh

Poll