Bota

Takimi Kurti-Vuçiç, qeveria e Kosovës: Ende nuk ka një datë zyrtare

Kurti dhe Vuçiq në kuadër të dialogut të Brukselit janë takuar vetëm dy herë, ndërsa takimin e tretë joformal e kanë pasur muaj më parë në Berlin.

11 Korrik 2022, 11:26 Nga e.k
Takimi Kurti-Vuçiç, qeveria e Kosovës: Ende nuk ka një
Albin Kurti, Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

PRISHTINË- Pavarësisht paralajmërimeve për një takim në muajin korrik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende s’ka një datë zyrtare. Mirëpo, takimi i tretë i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut. Nga Qeveria e Kosovës thonë se janë në pritje të ftesës për takim, por kjo varet nga ndërmjetësuesit e dialogut, ndërsa nga Bashkimi Evropian nuk tregojnë ndonjë datë për takim, por shtojnë se të njëjtën do të deklarojnë kur do të jetë e nevojshme.

Sipas mediave në Kosovë, ka qenë zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi deklaroi se ende nuk ka një datë konkrete në lidhje me një takim të mundshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Kelmendi u shpreh se mbeten në pritje të ftesës për takim, por kjo varet nga ndërmjetësuesit e dialogut, raporton KosovaPress.

“Është folur nëpër takime të ndryshme mundësia për takim të kryenegociatorëve dhe pastaj edhe të krerëve shtetërorë, Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë. Mirëpo ende nuk ka ftesa zyrtare. Nëse do të ngjajnë këto takime, ato do të jenë në gjysmën e dytë të korrikut. Kjo varet nga ndërmjetësuesit në Bruksel, z.Borrell dhe z.Lajçak”, u shpreh ajo.

Më herët, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Kosova dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar.

Pas arritjes së marrëveshjes për energjinë më veri, u paralajmërua se shumë shpejt mund të ndodhë takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi. Mirëpo, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe largim të targave ilegale serbe në vend, presidenti serb, Vuçiq, mohoi një takim të tillë. Kurti dhe Vuçiq në kuadër të dialogut të Brukselit janë takuar vetëm dy herë, ndërsa takimin e tretë joformal e kanë pasur muaj më parë në Berlin.

kosove serbi aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll